Numërimi mbrapsht për premierën e filmit të “Në Kuadër të Dashurisë” ka nisur dhe duket se në këtë film do kishim patur mundësi të shihnim edhe Efin por fatkeqsisht personazhi i njohur televiziv ka refuzuar të jetë pjesë e tij.

Efi ishte e ftuara e radhës në emisionin “Shqipëria Live” sot në Top Channel ku foli për jetën e saj pas spektaklit Big Brother VIP si edhe projektin e saj me “Lori Caffe”. Ish-finalistja e BBV, ka zbuluar gjithashtu se i është bërë një ofertë për të luajtur një rol në filmin e shumë përfolur por që ajo e ka refuzuar për një arsye të vecantë.

Më ka ardhur por nuk më tërheqin shumë. Nuk dua thjesht të futem dhe kaq. Dua që vërtet të më pëlqejë dicka që ta bëj”, shprehet Efi, duke shtuar se dëshiron që pjesëmarrja e saj të jetë domethënëse.

“Më erdhi një propozim por që absolutisht që nuk e pranova pasi ishte një gjë shumë e vogël, pra një rol i parëndësishëm”, tregon më tej Efi.

Ajo ka rrëfyer gjithashtu se nëse do i ishte ofruar një rol protagonisteje, patjetër që do e kishte pranuar dhe nuk do e kishte aspak problem të luante përkrah Luizit dhe Oltës pasi sipas saj, puna është punë.