Emri i këngëtarit të dashur për publikun, Luiz Ejllit, ka qenë në fokus të mediave për shkak të ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur.
Përmes një postimi në “Instagram”, artisti ka ndarë ndjenjat e tij, duke shprehur se edhe pse është ndjerë i përdorur nga disa njerëz, ka preferuar të qëndrojë i heshtur.
Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” ka ndarë një foto të tij, duke shkruar:
“E di që më keni përdorur, keni përfituar dhe më keni marrë si të mirëqenë… Megjithatë unë zgjedh të hesht sepse nuk dua që egërsia ime e brendshme të dalë jashtë”.
Ky reagim ka ngjallur shumë komente dhe spekulime, veçanërisht nga fansat e tij, të cilët e kanë lidhur këtë mesazh me lajmet e fundit që qarkulluan rreth dënimit të tij.
Gjykata e Fierit e ka dënuar Luizin me një vit burgim, por ai nuk kishte reaguar publikisht për këtë vendim deri tani.
Megjithëse fansat prisnin një koment nga këngëtari pas këtij vendimi, heshtja e tij vetëm sa e ka rritur kuriozitetin dhe shqetësimin e ndjekësve.