I ftuar në “Flet” me Ilnisa Agolli, për herë të parë ish banori i Big Brother, rrëfehet pa doreza. Mes antagonistit dhe “armikut”, ai tregon jetën e tij.
“Unë jam rritur në Lezhë. ‘97 në Lezhë ka qenë shumë e egër. Shumë e egër… Dhe kemi qenë fëmijë, 11 vjeç. Dhe unë kam parë shumë gjëra, kemi bërë shumë gjëra, që në fakt ato janë traumat e jetës. Dhe nuk ma krijuan mua pastaj Anglia, afro-amerikanët që kemi jetuar nëpër getot e Anglisë. Unë isha i ndërtuar! Tani unë po stërvitesha atje, me gjithë ato që kemi kaluar. Dhe për shqiptarët atje, ato qerpiku i dridhet kur mendojnë se jemi “albanian”. Se e dinë të tërë historinë e Shqipërisë dhe të luftës civile që kemi kaluar në ‘97. Për një 11 vjeçar si puna ime nuk është e lehtë, për këtë të jemi të pastër.”
Ndiqeni të plotë:
