Në prag të ndeshjes së shumëpritur meShqipërisë dhe Serbisë, që zhvillohet sot në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, një reagim që ka tërhequr vëmendjen e publikut është ai i fitueses së “Big Brother VIP Albania 3”, Egla Ceno.

Përmes një postimi në Instagram, aktorja dhe personazhi i njohur televiziv ka bërë thirrje për qetësi, maturi dhe qytetari nga tifozët dhe qytetarët, duke theksuar rëndësinë që të mos përzihen emocionet politike me artin dhe sportin.

“Serbët na kanë lënduar vëllezërit kosovarë, por ju lutem mos ngatërroni artin dhe sportin me politikën (politika iz ë biç)”, ka shkruar Egla me stilin e saj të drejtpërdrejtë dhe shpesh të diskutuar në rrjete sociale.

Reagimi i saj ka nxitur diskutime të shumta online, ku një pjesë e ndjekësve e kanë përkrahur mesazhin për maturi, ndërsa të tjerë kanë shprehur kundërshtime, duke reflektuar ndjeshmërinë e kësaj ndeshjeje përtej fushës së lojës.