Ditën e sotme, banorët e “Big Brother VIP 4” nuk duhet të reagojnë ndaj gjërave që mund të ndodhin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ata nuk duhet të reagojnë ndaj zhurmave apo ndaj njerëzve që mund të hynë në shtëpi.
Egla Ceno është personi i parë që ka hyrë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” dhe banorët janë munduar që t’a shmangin dhe të mos bëjnë reagime.
Por ka qenë vetë fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP” që ka ngacmuar banorët. Ajo ka hyrë në shtëpi me një rrobdeshambër, duke lënë të kuptohet se do të bëjë dush apo do të hyjë në vaskë, që ajo e kishte qejf.
E në fakt Egla shkoi në drejtim të banjës dhe direkt në vaskë.
“Se mos më futet njeri në vaskë se nuk e di çfarë ju bëj pastaj. Ky ishte paralajmërim prej vërteti”, tha Egla teksa po bënte gati vaskë.
Edhe pse banorët u munduan që të mos reagonin ndaj veprimeve të saj, disa prej tyre e ndihmuan në gjërat që ajo bënte.
“O jeta e fundit, më kishte marrë malli për këtë vaskën”, thotë Egla kur hy në vaskë.