Pas deklaratës së Ilnisa Agollit se Egla Ceno ka seksualizuar Meriton Mjekiqin, duke thënë se ka pëlqim ndaj tij, ka reaguar edhe aktorja e njohur.
Fituesja e këtij edicioni të tretë të “Big Brother VIP” e ka dhënë përgjigjen e saj mbrëmjen e djeshme në post BBV.
Egla është shprehur se kjo gjë s’është e vërtetë, madje nuk kanë munguar komplimentat për të teksa është shprehur se ai është një djalë simpatik dhe lum ajo që do e marrë.
“Nuk e di se me çfarë syri është parë, por nuk ka shans. Është një djalë shumë simpatik, aty qoftë, për gruan që do e marri, por aty le të mbetet. Mendimi im është që është një djalë i bukur, simpatik, lum ajo që do e marri”, tha ajo.