Gjesti dhe Egli kanë diskutuar për takimin që banorja pati me ish partnerin e saj, Olsi Bylykun.
Egli:
Jam shumë lëmsh, e kam pasur bombë këtë gjënë.
Gjesti:
Jam duke u munduar me ndejt afër teje. Strategjia nuk hyn në punë, asgjë nuk hyn në punë, më thuaj çfarë të bëj?
Egli:
Fjalët e bukura.
Gjesti:
Ja tani sa të nxehet këtu. Nuk u ndjeva mirë kur u takove me atë.
Egli:
E di e mora me mend prandaj edhe erdha direkt pas takimit të të puthja, doja të të puthja në buzë.
Gjesti:
Nuk ke nevojë të më puthësh pas takimit.
Egli:
Ishte shumë bombë, nuk e prisja fare. Nuk kisha asnjë lloj ndjenje.
Gjesti:
Emocion pate?
Egli:
Normale, nga e papritura se kisha mbi 2 vite që nuk e shikoja. Nuk kemi rastisur fare.