E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Neda Balluku. Ajo ka folur më shumë për eksperiencën e saj si opinioniste në edicionin e fundit të “Big Brother VIP 4”, marrëdhëniet që ka sot me ish-banorët, por dhe mbi situatat e fundit aktuale në vend…
E pyetur nga moderatori i njohur nëse ‘i ka monitoruar banorët e këtij edicionit’ dhe ‘kush mendon se po e menaxhon më mirë atë që i mori ‘Big Brother-it?’”, Neda u shpreh:
“Gerta Gixhari dhe Loredana Brati janë dy goca që kanë pasur një performancë shumë të mirë te “Goca & Gra”. Përderisa Top Channel u ka besuar që t’i japë një panel që është shumë i rëndësishëm për televizionin sot, sepse është unik, nuk ka një panel të tillë në televizionet shqiptare përveç “Goca & Gra” dhe është një emision që është bërë shumë i pjekur me kalimin e sezoneve. Dhe më bëhet shumë qejfi për të dyja”.
Më pas Balluku përmendi edhe disa ish-banorë të tjerë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, si Gjestin, Egli Takon, Laert Vasilin dhe G-Banin.
“Jam shumë e lumtur për suksesin që po arrin Gjesti, ka koncerte, ka një dashuri shumë të madhe nga publiku. Kam parë që Egli po ecën, po rritet, po bën koncerte, po bën muzikë, ndihet mirë. Kam një komunikim të vazhdueshëm me Laert Vasilin dhe me G-Banin. E shoh që kanë dëshirën për të qenë pjesë te jeta ime, për të patur një komunikim të herëpashershëm me mua dhe e vlerësoj shumë. Jam shumë e lumtur për të dy. Janë mendje shumë të zgjuara, pavarësisht se nuk kam qenë dakord dhe kam pasur ato përplasjet e mia në kohën e “Big Brother”, por si profesionistë në jetën e tyre dhe si çuna kanë fituar gjithë respektin dhe gjithë dashamirësinë time”, tha opinionistja e “Big Brother VIP 4”.