Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Olta Sheta, ka qenë e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo ka komentuar lojën e banorëve të “Big Brother VIP 4”, si dhe dinamikat e fundit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

E pyetur se si e shikon të ardhmen e Gjestit dhe Eglit brenda në shtëpi, Olta Sheta u përgjigj:
“Unë e kam thënë që do të kemi një lidhje atje brenda mes Gjestit dhe Eglit. Do të ndodhë. Ç’rëndësi ka për lojë, apo për pasion, por do të ndodhë. Më shumë është në kuadër të lojës. Gjesti ka kartën e fundit të dashurisë. Do plasë dashuria, sepse edhe ajo puthja që bënë kur vunë në skenë ‘Notre Damme de Paris’ ishte shumë pasionante nga të dy. Kështu që do të ketë edhe një lidhje atje brenda. Fama është e rrezikshme dhe të merr çdo gjë tënden…”.