Egli dhe Krisa po diskutonin për videon e Gjestit dhe Xhenetës, të puthjes që ata dhanë kur ishin brenda shtëpisë së “BBV” në Kosovë.
Egli:
Ai momenti i puthjes së tyre në ekran të ngelet si imazh.
Krisa:
Mua më vrau kënga, ishte kënga e Ed Sheeran ne sfond.
Egli:
Me vërte e ke ti?
Krisa:
Unë e dëgjova dhe mendova se e dëgjove edhe ti.
Egli:
Me të njëjtën këngë ka bërë me mua një skenë aktrimi dhe nga ana tjetër ti ke bërë një puthje të ndjerë me dikë tjetër.
Krisa:
U justifikua duke thënë është këngë dasmash. Ledioni nuk bën asnjë pyetje kot.
Egli:
Kur Ledioni ia bëri pyetjen mendova se e pyeti ngaqë ai e kërkon gjithë kohës dhe bën demonstrime kur ajo këngë fillon. Tani që po më thua po e bëj lidhjen.
Krisa:
Ai ka luajtur më të gjithë shtëpinë por me ty nuk duhet ta bënte sepse e pa që ti e kishe pikë të dobët.





