Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Rizarta, ka qenë një ditë më parë e ftuar në “Ftesë në 5”, ku ka folur për rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”.
Ajo gjithashtu u vendos përballë të ftuarve të tjerë, që e kritikuan apo edhe i bënë pyetje në lidhje me eksperiencën e saj në reality show.
Gjatë kësaj bisede, Rizarta e cilëson lojën e Eglit të ekzagjeruar dhe se debatet me të nuk përfundojnë kurrë, por vetëm përsëriten, sakaq theksoi se nuk hyri në asnjë moment në shtëpi me qëllimin për të ndarë Eglin nga Gjesti.
“Situata e Gjestit më faktorizoi por mënyra se si unë do e menaxhoja situatën time, ajo do më mbante në lojë”, tha ajo.
E pyetur se nëse Gjesti nuk do e kishte zgjedhur që të ndante krevatin me të, si do e bënte lojën, Rizarta u përgjigj:
“Nuk mendoj se do bëja ndonjë lojë ekstraordinare. Nuk di të jem një stratege e fortë në lojë, me intriga, me debate, agresive. Nuk di ta bëj këtë. Nëse do të vlerësoheshin qetësia, durimi apo ajo që unë doja të përcillja aty, do të qëndroja, ndryshe do dilja”.
Ndërsa e pyetur për në lidhje me raportin e Eglit kundrejt saj për shkak të Gjestit, Rizarta u përgjigj:
“Shumë gjëra aty brenda bëhen për lojë. Në fillim i merrja gjërat shumë afër zemrës dhe prekësha e lëndohesha. Më lëndoi pak situata dhe kam qenë në lot për shumë ditë. Duke parë se aty gjithçka bëhet për lojë, kuptoj sulmet e Eglit, kuptoj zgjedhjen e Gjestit dhe reagimet e banorëve të tjerë. Qasja ime do ishte e njëjtë për Eglin. Sulmet që merrja nuk mund ti mbuloja se do mbroja veten time”.
Ndërkohë për lojën e Eglit, ish-banorja e “Big Brother VIP 4” u shpreh:
“Ka shumë ekzagjerime në çdo veprim dhe debat që bën. Debatet nuk përfundojnë kurrë, vetëm përsëriten, për shkak të dinamikave të lojës. Kaq mund të them për lojën e Eglit”.