Egli, si lidere e shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe dy banorët e zgjedhur prej saj, Aldo dhe Marjus, morën mbrëmë nga “Vëllai i Madh” detyrën për të gjetur biletat e Lori Caffe.

Tre konkurrentët brenda një minute duhej të gjenin sa më shumë bileta në “Storm Arena”, por duke u kujdesur që të merrnin pakot që brenda kishin bileta dhe jo kafe.

Në fund të sfidës, vetëm 9 qese Lori Caffe kishin brenda tyre bileta dhe ishte Egli që duhej të zgjidhte me kë t’i ndante.

Gjatë spektaklit, artistja u dha bileta Aldos, Livias, Rozanës, Laertit, Amber, Olsit, Loredanës, Marjusit dhe të fundit e mbajti për vete.