Me shumicë votash, publiku vendosi mbrëmjen e djeshme për rikthimin e Egli Takos në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”.
Ishte kërkesa e Eglit që të vazhdonte garën për çmimin e madh, me qëllim siç tha, të vërë në vend dinjitetin e vet. Kështu ajo u rifut në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, një javë pasi doli, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore dhe psikologjike.
Lidhur me rikthimin e Eglit, Jul Deda komentoi:

“Kur doli Egli thashë: Bravo, hera e parë që mendon për veten. Ia paskam futur kot, Egli nuk di të mendojë për veten. Rikthimi e vërtetoi këtë. Si mund të kthehesh me vetëdije në një realitet që të çmend”.
Kujtojmë se finalisti i edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, herë pas here komenton në lidhje me dinamikat më të forta në shtëpinë e BBV 4.