E ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio ishte Egli Tako. Këngëtarja dhe moderatorja ndau disa sekrete, por gjithashtu edhe projektet e saj më të reja dhe si në ‘vorbullën’ e reality show-t që jemi nuk la pa përmendur edhe se kë banor sheh ajo fitues të këtij edicioni…

Me kë është Egli Tako në këtë edicion të Big Brother Vip 5?

Unë nuk jam me asnjë, përkrah shumë cilësitë dhe vlerat e Stenaldos si individ, më pëlqen shumë si djalë formimi, sakrificat e tij për ti kthyer në forcë, më pëlqen shumë krenaria që ka si individ dhe ai formimi intelektual është i jashtëzakonshëm. 

E sheh si fitues?

Patjetër, pse jo…

Si u ndjeve të rihyje përsëri në shtëpi për ‘Miss&Mister’?

I thoja Frosinës vajzës që na shoqëroi aman të lutem fol me dikë vetëm të futem 5 minuta, do futem të bëj një vrap rreth e rrotull shtëpisë dhe do dal vetëm ta ndiej edhe njëherë aromën atë energjinë, nuk lejohej por… Shumë emocione, më kishte marrë shumë malli, isha tek arena dhe më vinin të gjitha kujtimet, lojrat çdo gjë që kemi bërë aty darkat pas ‘Prime-it’. Mbaj mend vetëm ditët e bukura…