Egli Tako ka folur hapur për një nga periudhat më intensive të jetës së saj, eksperiencën në Big Brother VIP Albania dhe mënyrën se si izolimi mund të ndikojë në emocionet dhe marrëdhëniet mes banorëve.
E ftuar në “Grida Duma Podcast”, këngëtarja tregoi se përvoja brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri është shumë e vështirë të kuptohet nga ata që nuk e kanë përjetuar vetë, pasi shkëputja nga bota e jashtme ndryshon mënyrën se si njerëzit perceptojnë realitetin.
Duke folur për ndikimin që pati te publiku dhe vëmendjen e madhe që mori gjatë qëndrimit në format, Egli tha se brenda shtëpisë krijohet një univers krejtësisht i veçantë, ku banorët harrojnë pothuajse gjithçka që ndodh jashtë.
Kur hyn aty nuk e di nëse jeta jashtë vazhdon njësoj. Ti shkëputesh totalisht nga realiteti. Nuk jeton më në atë botë që ke lënë pas, por vetëm në atë hapësirë, me ata njerëz dhe ato situata që bëhen e gjithë bota jote -u shpreh ajo.
Sipas Eglit, pikërisht ky izolim i fortë bën që emocionet mes banorëve të përjetohen me një intensitet ndryshe. Pa kontakt me familjen, miqtë apo jetën e zakonshme, çdo marrëdhënie brenda shtëpisë merr një peshë më të madhe.
Deklaratat e saj janë interpretuar edhe si një reflektim mbi lidhjen që krijoi me Gjestin gjatë këtij edicioni të Big Brother VIP Albania.
Romanca e tyre nisi brenda shtëpisë dhe u kthye në një nga historitë më të komentuara të sezonit.
Megjithatë, pas përfundimit të spektaklit, marrëdhënia e tyre kaloi përmes disa vështirësive dhe dyshja u ndanë pak kohë më vonë.
Egli ka theksuar se përvoja në Big Brother nuk është thjesht një lojë televizive, por një situatë ku njerëzit përballen me emocione të forta, presion dhe lidhje që mund të duken krejtësisht reale për shkak të rrethanave të veçanta ku krijohen.
