Me shumicë votash, publiku vendosi për rikthimin e Egli Takos në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”.

Ishte kërkesa e Eglit që të vazhdonte garën për çmimin e madh, me qëllim siç tha, të vërë në vend dinjitetin e vetë. Kështu ajo u rifut në shtëpi, një javë pasi doli, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore dhe psikologjike.

Lidhur me rikthimin e Eglit, Livia, ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, postoi një video ku shkruante:

“E fortë ‘babe’”.

Ndërkohë kujtojmë se gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, Egli u shpreh:

“Ata që vërtetë më kanë dashur, i gjeta të shkatërruar dhe gjeta veten të shkatërruar… Duke marrë parasysh si rrethanat kishin ardhur, e dija si do ndihej, do ndihej i ulur, do ndihej i sulmuar. Nuk doja që të ndihej prej meje. Kam thënë më fal për shumë gjëra që nuk ka qenë faji im. E kam bërë se e kam dashur, vazhdoj të ndiej. E kam sfidë të hyj brenda për ta pasur sërish pranë 24 orë, por po hyj për të mos qenë ajo që kam qenë, jo për të qenë e keqe me dikë, por për të qenë e mirë me veten time”.