Dita e sotme ka nisur me energji pozitive në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”. Pasi Egli është zgjuar për vete, ka kaluar në living aty ku Gjesti fle.

Banorja ka shkuar te divani ku këngëtari ishte në gjumë dhe e ka zgjuar duke e prekur në faqe.

“Nuk të zgjoj më kurrë. Pse trembësh?”, i thotë ajo teksa Gjesti ndërron krah në divan dhe kthehet me fytyrë nga ajo.

Gjesti nuk lëviz nga divani, ndërkohë Egli e përkëdhel dhe e përqafon. Më pas banorja e mbulon dhe largohet.

Në ato momente Gjesti çohet dhe thotë: “Mirëmëngjes Kosovë. Mirëmëngjes Tiranë, shqiptari”.

Ndërkohë kujtojmë se me hyrjen e Gjestit në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” shumë dinamika kanë ndryshuar. Egli është parë shumë pranë tij, duke e ndihmuar për çdo gjë apo edhe duke bërë biseda të ndryshme me të.