Gerta dhe Jozi kanë biseduar ditën e sotme për finalistët e mundshëm të këtij edicioni të “Big Brother VIP 4”. Gazetarja e pyeti këngëtarin për pesë emrat e mundshëm dhe ai fillimisht tha vetëm tre.
Jozi përmendi emrin e tij, të Gertës dhe Gjestit. I pyetur për dy banorët e tjera, ai u shpreh se ‘ndryshojnë situatat’.
“Mund të jetë dhe Egli”, tha Gerta dhe Jozi u shpreh: “Nuk e besoj”.
Ndërsa kur gazetarja tha se në finale mund të jenë Rozana dhe Laerti, këngëtari tha:
“Laertin nuk e shoh fare në finale, zero”.
Pjesë nga biseda:
Gerta: Kush mendon se shkon në finale
Jozi: Unë, ti, Gjesti…
Gerta: Kush mendon se mund të jenë dhe dy të tjerë? Ose thuaj disa emra
Jozi: Ndryshojnë situatat
Gerta: Po shumica ka kaluar, tani kalanë me bërë, nuk mendoj se kjo kalaja do përmbysë 2 muaj e gjysmë
Jozi: Po mundet me pas një përballje që ndodh diçka e jashtëzakonshme dhe shkakton komplet ndryshim
Gerta: Mund të jetë dhe Egli
Jozi: Nuk e besoj
Gerta: Pse
Jozi: Nuk e shoh Eglin
Gerta: Ke dhe Rozanën dhe Laertin
Jozi: Laertin nuk e shoh fare në finale, zero
Gerta: Njëri nga ato të dy do jetë patjetër
Jozi: Rozanën edhe mund ta shoh
Gerta: Do jetë Rozana, ça thua ti
Jozi: Edhe pse nuk e meriton
Gerta: E meriton, nuk e meriton, do jetë




