
“Unë e di kush jam dhe çfarë dua, unë jam më shumë se pjeshka mbi taka dhe ky është projekti im i radhës”. Kështu i është përgjigjur Enxhel Shkira një ndjekëse e cila e ka pyetur për ndonjë projekt të ri televiziv.
Moderatorja e njohur ka zbuluar në përgjigjen e saj në “Instastory” se aktualisht nuk ka asnjë projekt televiziv dhe se nuk do të rikthehet në ekran. Ajo shton se deri më tani, televizionet kanë tentuar që të sheshin me imazhin e saj.

E si pasojë, bukuroshja brune shprehet se është më shumë se “pjeshka mbi taka” që kërkon ekrani shqiptar dhe do të jetë 100% vetvetja.
Gjithashtu në përgjigjen e gjatë, Einxhel flet edhe për stereotipet e krijuara dhe vështirësinë që ka të luftosh me njerëzit e tjerë dhe mendjet e tyre paragjykuese.
“Nëse doni të jem e sinqertë nuk kam asnjë projekt televiziv, as dua të kem, as të rikthehem. Dua të bëj diçka që më jep kënaqësi, dua që të jem 100% vetvetja dhe mos frenoj gojën brenda kornizës që të tjerët duan t’më fusin. Deri sot dashje pa dashje kanë tentuar vetëm të shesin me imazhin tim dhe deri diku ka qenë e paevitueshme dhe aspak e lehtë të luftosh me stereotipet që krijojnë njerëzit në mendjet e tyre paragjykuese. Por unë e di kush jam dhe çfarë dua, unë jam më shumë se pjeshka mbi taka dhe ky është projekti im i radhës”, shkruan Shkira në “Instastory”.



