
Prezantuesja simpatike, Einxhel Shkira, e ka cilësuar shpesh të atin si “mashkullin më të rëndësishëm të jetës” së saj, ndërsa sot ajo ishte së bashku me të në studion e “Ftesë në 5”.
Me profesion piktor, Einxhel thotë se i ati ka qenë gjithnjë liberal, por shton se megjithatë nuk e ka lejuar që të ndiqte Liceun Artistik.

Ai argumentoi në studio se donte që Einxhel të bënte një shkollë formuese, sepse në Shqipëri ka vështirësi për të jetuar me artin.
“Vitet që Einxhi deshi të merrej me artin, të shkonte te Liceu Artistik, nuk ishin të favorshme. Mendova që Einxhi të bënte një shkollë formuese. Vështirësi për të jetuar me art, me pikturë, nuk jeton dot. Për këtë nuk e doja. Doja që Einxhi të merrej me një shkollë që të merrte një formim të përgjithshëm, solid. Einxhi nuk e ka lënë pikturën, sepse piktura është një gjë që lind nga shpirti”, tha ai.