Gimbo është banori që u eliminua të martën nga Big Brother VIP 5. Prej më shumë se 50 ditësh, Gimbo ishte pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por aventura e tij erdhi drejt fundit. Ai ishte në një nominim kokë më kokë me Brikenën, pasi nuk mundi të shpëtonte në televotimin e të shtunës, ku ishin pjesë edhe Selin me Mateon. Pas daljes së tij nga shtëpia, Selin është parë e përlotur.

Ndërkaq, fansat menjëherë vunë re ngjashmëri me edicionin e parë të BBV, kur DJ Dagz u largua nga Einxhel Shkira, duke e lënë pas atë të mërzitur, por më të fortë.

Kjo situatë nuk i ka shpëtuar as vetë Einxhel Shkirës, me të cilën Selin po krahasohet shumë në rrjet për natyrën e saj luftarake dhe të drejtpërdrejtë. Moderatorja ka rishpërndarë në InstaStory-n e saj një kolazh fotosh nga fansat ku krahasoheshin dy momentet e ndarjes me mbishkrimin: “Ehhh ne të shkretët që i përjetojmë për të dytën herë.”

Me tej Einxhel shkroi: “Por këtë herë do përjetoni dhe fitoren”. Me këto fjalë, ajo shprehu hapur jo vetëm mbështetjen për Selin, por duke i uruar dhe fitoren.