Nga dhjetori, në ekranin e madh të Top Channel do të nisë transmetimin spektakli më i madh dhe fenomenal që ka thyer rekord shikueshmërie, “Big Brother VIP 5”.
Reality show premton të mbajë mbërthyer para ekranit miliona shikues, nga shqiptarët anë e mbanë botës.
Prej kohësh në rrjet po përflitet për emrat e njohur që mund të hynë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Ditën e sotme, gazetarja e “Shqipëria Live”, Semiljana Aizizi, ishte brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”, duke treguar për herë të parë pamje nga ambientet e saj.
“Është një shtëpi shumë e madhe, ka ndriçim shumë të bukur, ka shumë ngjyra. Këtu ka shumë punëtorë që merren me rregullimet e shtëpisë. Punimet kanë nisur prej disa javësh”, tha gazetarja e “Shqipëria Live”.
E pyetur nga Ronaldo Sharka nëse Vëllai i Madh është supersticioz, a ka vendosur ndonjë hudhër pasi po bën një shtëpi të re, Semiljana Azizi u shpreh:
“Nuk e besoj se Vëllai i Madh është supersticioz, e kanë fatin me vete dhe kjo e ka ndjekur në 4 edicione. Nuk ka shumë vend për këtë, jam shumë e bindur që do të jetë i suksesshëm dhe do të ketë thyerje rekordesh”.


