Babai i banorit të Big Brother VIP 5, Faik Retkoceri, nuk mundi të marrë pjesë në intervistën e planifikuar për “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore.

Situata u bë e qartë vetëm pak minuta para lidhjes direkte, kur motra e tij, Rema Retkoceri, tregoi se Faiku po merrte infuzion në spital, pasi nuk po përballonte komentet dhe sulmet në rrjetet sociale.

Ky incident ndodh pas përpjekjes së Faikut për të takuar djalin e tij, Malin, brenda shtëpisë së Big Brother VIP 5, një takim që nuk u realizua, pasi Mali vendosi ta përjetojë këtë moment jashtë reality show-t pas përfundimit të rrugëtimit të tij.