Nesër nis zyrtarisht në ekranin e Top Channel emisioni që ka thyer rekorde shikueshmërie, Big Brother VIP në edicionin e tij të pestë. Në një mbrëmje të gjatë që premton emocione të mëdha do të ndizen dritat e shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri.
Reality show që mban të mbërthyer përpara ekranit miliona shikues shqiptar anembanë botës, vjen nën moderimin e Ledion Liços ku nuk do të mungojnë edhe analizat e opinionistëve.
Të gjithë jemi kuriozë se çfarë pritet të ndodhë nesër dhe në lidhje me këtë Ledioni u shpreh se:
Big Brother-i është një ngjarje më shumë se sa një program televiziv. Është një ngjarje që na bashkon të gjithëve, mund të presim nga të gjitha ngjyrat si në çdo sezon tjetër. Do të ketë shumë surpriza, do të ketë gjëra që do të ndodhin për herë të parë.
Gjithashtu shtoi se në këtë edicion do të kemi mundësi që të shohim shtëpinë më të bukur ndonjëherë përgjatë të gjithë viteve të Big Brother-it jo vetëm atij VIP.
Jam shumë entuziast për shtëpinë, si kurrë ndonjëherë jam i lumtur të them që kjo është shtëpia më e bukur që Big Brother ka patur ndonjëherë jo vetëm në edicionet e tij VIP. Uroj vërtetë që të jetë fillim i një aventure tjetër të paharrueshme, aty ku aventurat janë të gjitha të paharrueshme në Top Channel.

