Ditën e sotme është publikuar në faqen zyrtare në “Instagram” të “Big Brother VIP”, një tjetër video nga Dhoma e Rrëfimit.
Në videon në fjalë shfaqet Kristi, i cili flet për banorin e ri, Keijsi, me të cilin një ditë më parë ka patur një debat që përfundoi me hedhjen e birrës në kokë nga këngëtari drejt atij.
Në Dhomën e Rrëfimit, Kristi shprehet se nuk i përshtatet dot nivelit të ish-konkurrentit të “Për’puthen”. Sipas tij, ai është duke u atakuar në një nivel që nuk e suporton dot.
Këngëtari shprehet se ka diçka për të humbur jashtë, pasi e ka krijuar imazhin me thonj dhe duke qëndruar pa ngrënë bukë për të bërë gjërat e tij.
Por jo vetëm kaq, pasi ai shton se Keijsi po vijon t’a ngacmojë atë dhe si pasojë mund të vijë një tjetër birrë kokës.
“Nuk i përshtatem dot nivelit të Keijsit. Jam duke u atakuar në një nivel që unë nuk e suportoj dot.
Unë kam çfarë humb jashtë se nuk është se u njoha me Stelinën dhe mbaroi aty.
kam një imazh që e kam ndërtuar me thonj, kam ndenjur pa ngrënë bukë për të bërë ato gjërat.
Ai ka parë komentet. Është akoma duke e fërkuar e do t’i vijë prapë një birrë kokës”, ka thënë Kristi te Dhoma e Rrëfimit.
gshadmin.top-media.al/wp-admin/edit.php?s=Dhoma+e+rrefimit&post_status=all&post_type=post&action=-1&m=0&cat=0&paged=1&action2=-1

