Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes. Banorët e “BBV5” po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë. Diskutimet brenda dhe jashtë “Big Brother VIP Albania” po vazhdojnë të përqendrohen te dinamikat e marrëdhënieve mes banorëve, sidomos në këtë fazë finale të spektaklit.

Në ethet e finales sot në “Goca dhe Gra” për të komentuar 4 finalistët dhe jo vetëm, ishte ish-banorja e Big Brother 1, Noçja. Shumë e komentuar në rrjet, në një intervistë ekskluzive, ish-banorja kujton çastet kulminante dhe si u prit asokohe.

Atëhere ka qenë ndryshe, ne ishim naivë, të papërgatitur. Bëri bujë. Na ndalonin, më pyesnin për Olsin, atë e pyesnin ku e ke Noçen.

Ndërkohë, Ledion Liço, Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi kanë zbuluar detaje, në prag të finales së madhe.