I ftuar në Top Albania Radio në emisionin “Big Brother Radio” me Elona Duron ishte ish-konkurrent i BBVIP Keijsi Hyseni, i cili zbuloi nëpërmjet një deklarate se nuk është më në një lidhje romantike me Inën, një tjetër ish-konkurrente e BBVIP. Ja se çfarë deklaroi ai:
Pjesë nga biseda:
Elona: E dashura jote Ina të ka mbështetur në këtë projekt?
Keijsi: Në projektet që do të vijnë Ina më ka mbështetur fillimisht kur e kam nisur, por unë me Inën nuk jemi më bashkë në një lidhje dashurie…
Elona: Çfarë thua? Ti me Inën nuk jeni më bashkë… E ke seriozisht apo është gënjeshtër 1 Prilli.
Keijsi: Nuk jam nga ata që bëj shaka për 1 Prill, por erdhi momenti që po e kuptonim që po i bënim më shumë dëm njëri-tjetrit domethënë nuk po shkonin gjërat ashtu siç duhet dhe i dhamë pak kohë njëri-tjetrit
Elona: Sa kohë keni që jeni ndarë?
Keijsi: Kemi pak kohë, disa ditë, pavarësisht se Ina më ka qëndruar pranë e kemi diskutuar me shumë mirëkuptim të dy këtë gjë. Nuk është se erdhi as nga njëra palë as nga tjetra, erdhi momenti për ta bërë diçka, dhe ndodhi.
