E ftuar sot në emisionin “Pardon  My French” për një intervistë ekskluzive me Jonida Aliçkollin dhe Lei Krajën ka qenë ish-finalistja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Egli Tako. Artistja e njohur ka zbuluar shumë detaje jo vetëm për karrierën e saj muzikore, eksperiencën në shtëpinë më të famshme, jetën personale dhe jo vetëm kaq…

Kur u pyet nga Jonida se si po ndihet me eksperiencën e re si moderatore në “Yes Day” në “E Diell”, ajo u shpreh se:

Po ndihem mirë, shumë natyrshëm. Nuk më vjen si diçka që po e bëj si profesion apo si diçka që po e bëj për herë të parë. Më duket sikur e kam bërë ndërvite këtë gjë dhe e ndjej veten shumë të lirshme. 

Të menaxhosh një emision ku në fokus janë fëmijët sigurisht që ka vështirësi, si ka arritur t’ia dalë deri më tani Egli?

Është e vërtetë kjo. Ndoshta më ka rastisur deri më tani që të jem shumë me fat dhe t’i kem patur më të pjekur se çfarë i prisja fëmijët në studio pavarësisht se janë moshë e vogël. 

Në “Yes Day” Egli shpeshherë është përlotur nga emocionet që janë përcjellë nga historitë.

Jam natyrë emocionale të them të drejtën.  Kanë qëlluar edhe tematikat që kanë pasur të bëjnë edhe me moshën e tretë, prindërit. Janë gjëra për të cilat unë jam vulnerabël në disa tema të caktuara që më bëjnë instiktivisht që të prekem. 

E ka pasur gjithmonë si qëllim moderimin Egli?

Si qëllim nuk mund të them, por që e kam ditur se kam premisa për ta mbajtur peshën e moderimit po, e kam nuhatur edhe unë tek vetja ime si aspekt.