Igli Tare ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Top Story” me Grida Dumën. Ai ka rrëfyer detaje nga jeta e tij profesionale si dhe ajo personale dhe familjare.

Pjesë nga intervista:

Grida Duma: Kur vendose të bëhesh prind?

Igli Tare: Vendosa kur gjeta bashkëshorten time në radhë të parë. Fillimisht kemi bashkëjetuar për tre vite, pastaj u transferova në Itali atëhere kishim vendosur të bënim një fëmijë. Në 2003 erdhi në jetë djali i madh, Etieni.

Eksperiencë shumë e bukur, pak e vonuar, por më mirë vonë se sa kurrë. Kam qenë 30 vjeç kur u bëra prind. Them e vonuar sepse kur përjetova ndjenjën them që mund ta kisha përjetuar edhe më parë.