Ngjyrat, sipas ekspertëve, kanë rëndësi për 90% të trupit. Ky është dallimi mes një fotoje që merr shumë pëlqime dhe një që “zë pluhur” në galerinë e fotove. Pra, cila është e duhura? Ngjyrat e zbehta, në përgjithësi, duhen lënë jashtë. Por e verdha, në mënyrë specifike, është një zgjedhje e përsëritur dhe shumë e vështirë për kamerën. Stilistja e shumë VIP-ave, Jeni Elizabeth, shprehet:
E verdha është një ngjyrë shumë e vështirë për të tërhequr pëlqime. E verdha është një ngjyrë e lumtur, e bukur dhe tërheqëse për sytë, por rreziku qëndron te këndvështrimet. Kjo ngjyrë mund ta tregojë edhe më të zbehtë personin në një foto. Ajo mund të të tregojë sikur je i sëmurë më shpejt sesa të tregojë se dukesh e mrekullueshme.
Pra, ky është përfundimi që nxjerrin ekspertët, para se të hedhësh një foto Instagram, shikohu një herë në pasqyrë: A është kjo ngjyra që duhet? A të bëjnë fotografitë e veshura me të verdhë të dukesh dhe të ndihesh e lumtur? Epo duket se këto bukuroshe të showbiz-it nuk shqetësohen për këtë studim, teksa guxojnë duke veshur ngjyrën e verdhë.
Kiara Tito, Arbana Osmani, Xhensila Myrtezaj, Kida dhe Bora Zemani kanë postuar imazhe me fustane, kostume apo edhe sete në ngjyrë të verdhë. Epo dukshëm ato janë të bindura që do të sigurojnë shumë pëlqime në fotot e tyre në Instagram, edhe pse të veshura me ngjyrën e verdhë.