Të ftuar në emisionin maratonë “Big Brother VIP Fan Club” për të diskutuar në lidhje me rrugëtimin e finalistes Egli Tako së bashku më ish-banorët dhe opinionistët kanë qenë Sara Gjordeni dhe Milaim Zeka. Të dy ata kanë dhënë mendimin e tyre në lidhje me dinamikat e lojës së banores dhe jo vetëm…
Në një moment gjatë diskutimit kur u shfaqën 5 momentet kyçe të Eglit përgjatë rrugëtimit të saj, ishte edhe Kutia e Pandorës ku ajo çoi në nominim kokë më kokë veten e saj dhe Xumin. Ish-banori sot u shpreh së studio se:
Mes meje dhe Eglit nuk ka pasur asnjëherë asnjë lloj raporti. Ishte thjesht ajo çfarë i shpreha unë aty brenda sepse keqinterpretohet. Atë që përjetova ishte shumë e bukur aty brenda. A do ta përjetoja sërish? Nuk e di. Kam marrë etiketime të ndryshme që unë nuk i përkas absolutisht në asnjë lloj mënyre. E di se i biri kujt jam dhe se çfarë familje kam. Unë për vajzën në fjalë kam treguar vetëm respekt, kam shprehur ndjenjat e mia më të pastra dhe më të qarta por dua të them vetëm diçka që ekziston Karma.


