Mosha nuk ka limite kur është fjala për t’u dukur bukur, me stil dhe shumë elegantë. E një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe një çift nga Berlini.


Edhe pse në moshë, Britt Kanja dhe Gunther Krabbenhoft tërhoqën vëmendjen e të gjithëve me pamjen e tyre , teksa u shfaqën të veshur shumë stil dhe në modë.


Me kapele, doreza, çanta apo aksesorë të tjerë të modës, ata mburren me stilin e denjë që kanë krijuar.


“Bright Side” ka publikuar disa fotografi të Britt dhe Gunther, të cilët duken kaq elegantë dhe mbresëlënës me stilin e tyre të veçantë.