Ajo është një nga aktoret më të dashura për publikun e gjerë, e cila ka spikatur jo vetëm nga talenti i saj por edhe nga bukuria. Është fjala për Monica Belluci-n që së fundmi ka dalë në numrin e ri të revistës gjermane, “Madame”.
58-vjeçarja shfaqet e veshur me një bluzë transparente dhe pa reçipeta, duke dëshmuar se ajo vazhdon të mbetet një seks simbol global.
Belluci shpjegoi se çfarë do të thotë feminizëm për të, duke thënë se:
“Feminizëm për mua është të jem rehat me feminilitetin tim”.
Duke folur për peshën dhe trupin e saj, ajo u shpreh:
“Unë nuk jam e fiksuar pas peshës sime. Unë kam qenë gjithmonë një grua me forma të lakuara, kurrë e hollë, kjo është natyra ime. Edhe dua të plakem në paqe. Kur të jesh 50 ose 60 vjeç ju nuk keni të njëjtat nevoja si kur jeni 20 vjeç. Ndryshimi i madh vjen kur keni fëmijë. Ju ndaloni së qeni qendra dhe dilni e dyta. Kjo na jep një tjetër perspektivë”.
View this post on Instagram
Më pas ajo theksoi se nuk dëshiron të mbajë dieta strikte dhe sfilitëse dhe as të “shkrihet” në palestër për të theksuar imazhin e saj trupor. Ajo ka përmendur se bën pilates për të qëndruar në formë dhe kur ndjen se ka tejkaluar kufijtë e saj, kujdeset për disa ditë dietë.
“Ka shumë momente të ndryshme në jetën e dikujt. Kur je i ri, ke bukurinë e rinisë, bukurinë e një momenti biologjik në jetën tënde. Por jeta vazhdon”, shtoi ajo.