Princesha e Uellsit, Kate Middleton, ka qenë në bazën RAF Coningsby në Angli, në vizitën e saj të parë pasi mori detyrën si Komodore Nderi Mbretërore e Ajrit, në gusht të vitit 2023.

Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara nga mediat e huaja, 43-vjeçarja mbante veshur një kostum gri dhe taka të larta.

Ajo u ngjit në shkallët e ngushta dhe u ul në kabinën e një avioni luftarak Typhoon me vlerë 100 milionë paund, i cili po merr pjesë në ushtrimet e reagimit të menjëhershëm të NATO-s kundër Rusisë.

Madje fansat kanë mbetur të habitur se si Middleton i ngjiti dhe i zbriti shkallët pa asnjë problem me takat e larta që kishte veshur.

Kate nuk bëri vetëm një tur tipik, por testoi edhe aftësitë e saj në simulatorin e fluturimit. Ajo madje arriti të kryente me sukses një “loop the loop”, duke fituar lëvdatat e oficerëve të bazës.

Gjatë kësaj vizite, Princesha e Uellsit zbuloi se djali i saj më i vogël, Louis, është veçanërisht i interesuar të bëhet pilot.

“Megjithatë, do t’u thoja atyre se duhen tetë vjet stërvitje dhe shumë punë e palodhur”, tha ajo me një buzëqeshje.

Pas vizitës, komandanti i bazës, Kapiteni i Grupit Paul O’Grady, vuri në dukje:

“Ajo duket se ka një talent të lindur për të fluturuar, mund të na duhet ta stërvitim që të fluturojë një Typhoon nëse dëshiron”.

Në fund të fundit, Kate po ndjek një traditë familjare, pasi Princi William shërbeu si pilot helikopteri kërkim-shpëtimi në RAF.