Një arritje e jashtëzakonshme për sportin shqiptar është shënuar në skenën ndërkombëtare të futbollit. Elena Sadiku është nominuar mes 5 finalistëve për çmimin prestigjioz të “Trajnerit më të Mirë” në futbollin e femrave gjatë ceremonisë së “Topit të Artë”. Përveç përfaqësimit shqiptar, Sadiku mban edhe një specifikë unike në këtë listë; ajo është e vetmja trajnere femër përballë katër emrave të njohur meshkuj në stërvitje (Jonatan Giráldez, Andrée Jeglertz, Nils Nielsen dhe Pere Romeu).
Sukseset që e çuan drejt nominimit: Triumfi historik me Celtic. Pasi mori drejtimin e Celtic FC Women në janar 2024, ajo e udhëhoqi ekipit drejt titullit të parë kampion në ligën skoceze pas një përfundimi dramatik në ndeshjet e fundit, si dhe e ngjiti klubin në përballjet e futbollit evropian. Trofeu kontinental me BK Häcken: Në dhjetor 2025, 32-vjeçarja u transferua te klubi suedez BK Häcken, ku arriti të fitonte trofeun e Women’s Europa Cup, një sukses historik për klubin që nuk kishte prekur një titull kontinental që nga viti 1970.


