Duket se këtë sezon veror Dafina Zeqiri ka ‘hequr dorë’ nga këngët ritmike dhe po publikon vetëm projekte që i dedikohen dashurisë. Kështu duket të jetë dhe dueti i radhës, i cili do të jetë me producentin Elgit Doda, që ‘mban fronin’ për të tilla këngë. Këtë e kanë paralajmëruar vetë artistët me anë të një postimi në Instagram, ku kanë zbuluar dhe titullin e këngës, ‘Si mua je ti!’

Ditën e sotme Elgiti ka dashur të na zbulojë më shumë rreth këtij projekti dhe ka postuar një video të tij duke improvizuar pak nga kënga e re.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by Giti (@elgitdoda)

Më 4 qershor, Klea Huta dhe Elgit Doda kurorëzuan dashurinë e tyre disa vjeçare në martesë. Ata i dhanë betimet njëri-tjetrit në altar, mes lotësh dhe shumë emocionesh, para punonjëses së bashkisë. Fjalët e tyre emocionuan jo vetëm të ftuarit, por gjithashtu dhe çifti u pa me lot në sy teksa shprehën për njëri tjetrin fjalët më të bukura.