Prej disa muajsh emri i Elsa Lilës është lakuar shumë në mediat shqiptare dhe ato italiane. Teksa ka kaluar disa kohë nga zhurma e arrestimit të saj në shtetin fqinj, Itali, ku u shpall e pafajshme, këngëtarja e njohur duket se i është kthyer jetës normale.

Lila ka nisur që të jetë aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku poston foto e video të ndryshme. Ajo gjithashtu ka paralajmëruar ndjekësit edhe për projektet e ardhshme.

Së fundmi, Elsa ka ndarë disa foto nga Roma, ku nuk është vetëm. Lila shoqërohet nga opinionisti i Për’puthen, Arjan Konomi.

 “Sa e bukur Roma me Arjan Konomin”, shkruan këngëtarja krahas një kolazhi me foto.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Elsa Lila (@elsalilaofficial)

Ndërkohë kujtojmë Elsa Lila u arrestua në mars te këtij viti pasi dyshohej për përfshirje në një organizatë kriminale, por pas hetimeve dhe provave këngëtarja u shpall e pafajshme. Rikujtojmë se Elsa Lila është një figurë shumë e njohur për publikun shqiptar.

Ajo ka kultivuar muzikën shqipe dhe italiane me elementet arbëreshe. Elsa kishte treguar talentet e saj të këndimit dhe aktrimit që kur ishte fëmijë në emisionet televizive shtetërore shqiptare dhe fitoi konkursin kombëtar të këngëve shqiptare 2 vjet me radhë ndërsa ishte në vitet e adoleshencës

Ajo debutoi për herë të parë në festivalin më të madh të këngës italiane, Sanremo, në vitin 2003, ndërkohë që mori pjesë përsëri në Festivalin e Sanremos 2007.