Ish-velina shfaqet në Twitter me rroba banje. Bukuroshja do të jetë imazh në Sportweek


Foto sensuale në plazh dhe një shënim: “Hola Santo Domingo”. Ky ka qenë postimi i fundit në Twitter i Elisabetta Canalis, e cila këto ditë po bën përgatitjet e fundit për setin fotografik të Sportweek, edicioni Dreams. Megjithëse ka shkuar për punë, bukuroshja që tashmë jeton në Amerikë, ka përfituar të bëj edhe pak pushim.
Madje nuk ka nguruar të postojë disa foto në Twitter, ku shpjegon se disa prej tyre janë bërë gjatë përgatitjeve për shërbimin fotografik, si p.sh. në një ku ajo shfaqet në profil, e zhytur në det, me flokët e lagur dhe duart e mbështetura në gjoks.
Shërbimi fotografik parashikohet të jetë “i nxehtë” e Miss Canalis sigurisht që do të shfaqet më sensuale se kurrë.
7 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)