Miliarderi i teknologjisë Elon Musk ka thënë më para se do të preferonte të hante ushqim të shijshëm dhe të jetonte një jetë më të shkurtër. Së fundmi ai ka treguar se shijon një petull të ëmbël çdo mëngjes. CEO i Twitter-it zbuloi dëshirën e tij për ëmbëlsirat në përgjigje të një postimi nga Peter Diamandis, një mjek dhe CEO i organizatës jofitimprurëse XPRIZE.
Diamandis shkroi në Twitter se “sheqeri është helm” dhe Musk u përgjigj: “Unë ha një petull të ëmbël (‘donut’) çdo mëngjes. Jam akoma gjallë”. Postimi i Musk-ut në Twitter ishte parë më shumë se 11.4 milionë herë.
I eat a donut every morning. Still alive.
— Elon Musk (@elonmusk) March 28, 2023