Elton John është bamirësi më bujar, nga yjet e tjerë të muzikës dhe artit për vitin 2015. Në total, artistët, atletët dhe shkrimtarët kanë dhuruar 266 milionë paund (më shumë se 300 milionë euro), dhe Elton John kryeson listën e publikuar nga “Sunday Times”, me 26.8 milionë paund (mbi 33 milionë euro).
“Coldplay” kanë kontribuar 1.7 milionë paund, ndërsa Ringo Starr i ka dhuruar 1.6 milionë Fondacionit “Lotus”, të cilin ai e krijoi për të mbledhur fonde për qëllime sociale dhe kërkime mjekësore, e shkencore.
Në listën e donatorëve janë edhe “One Direction”, dy anëtarët e grupit “Queen”, Brian May e Roger Taylor, shkrimtarja e “Harry Potter”, JK Rowling (10.3 milionë), David Beckham, e kampioni i golfit Rory McIlroy e Irlandës së Veriut dhe kuzhinieri i famshëm Jamie Oliver.
18 prill 2016 (gazeta-Shqip.com)