Elvana Gjata është padyshim një nga divat e muzikës shqiptare dhe këngët e saj më të fundit janë pëlqyer shumë nga publiku dhe këtë e tregojnë klikimet e shumta që këngëtarja merr në projektet e saj muzikore. Padyshim që ajo është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe jo vetëm, si dhe ndër më të talentuarat.

Ditën e sotme me anë të një video të postuar në Tik Tok, Elvana ka kujtuar 2 vjetorin e publikimit të albumit të saj “Celu”, por me një ndryshim të vogël. Teksa shfaqet në video në një ambjent në natyrë e shoqëruar me 2 vajza të tjera, të cilat kërcejnë krahë saj, Elvana këndon një pjesë nga këngët e albumit por në mënyrë popullore.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

Elvana vazhdon që të jetë mjaft aktive në muzikë ku herë pas here vjen me projekte të reja, bashkëpunime apo solo. Gjithashtu ajo është mjaft e angazhuar edhe duke dhënë koncerte të shumta apo duke performuar në clube-t më në zë, jo vetëm në Shqipëri dhe si gjithmonë salla arrin të mbushet plot me fansat e këngëtares.