I ftuar në edicionin e fundit të Grida Duma Podcast, aktori i njohur i humorit Elvis Pupa ka sjellë një rrëfim ndryshe, ku ngjyrat e komikes dhe ironisë janë ndërthurur me reflektimet e thella mbi jetën, artin, karrierën dhe shoqërinë shqiptare.

Me stilin e tij unik, Pupa nuk ka kursyer batutat, duke sjellë të qeshura në studio, por edhe momente të sinqerta introspektive.​Biseda ka nisur me nota humori kur Grida Duma i ka vënë në dukje se largimi dhe jeta jashtë vendit e kanë “rinuar”.

Përgjigjja e Vis Pupës nuk ka vonuar, duke lidhur pamjen e tij të re me një prej ndërhyrjeve më të përfolura: “Jam zbukuruar qëkur mbolla flokët,” u shpreh ai me të qeshur, duke shtuar se jo çdokush që bën një zgjedhje të tillë arrin të duket më i ri.

Pupa solli humor rreth dilemave të burrave në moshën 40-vjeçare dhe më gjerë, duke theksuar se sekreti i harmonisë në çift mbetet bashkëjetesa e shëndetshme dhe përshtatja e ndërsjellë: “Unë me grun jam se du me ndenjt.”Vis Pupa ka folur për raportin e tij me besimin dhe “shefin lart”.

Duke ironizuar njerëzit që kërkojnë favore të pamundura apo që bëjnë kërkesa absurde në lutjet e tyre, ai solli raste nga përditshmëria me nota humori therëse, duke përmendur shprehje popullore dhe situata ku njerëzit i luten Zotit për gjëra krejtësisht banale. Shiheni të plotë intervistën e Elvis Pupës në Grida Duma Podcast në kanalin e Top Channel në Youtube.