Modelja e njohur, Emina Çunmulaj, e thotë gjithmonë me krenari se është shqiptare.

Nëpërmjet postimeve të ndryshme në rrjetet sociale, ajo tregon se në asnjë moment nuk ka harruar traditat shqiptare, duke përfshirë këtu vallet, ushqimin si dhe muzikën.

Së fundmi, modelja ka ndarë me ndjekësit e saj të shumtë disa video ku tregon se po bën një ushqim shqiptar. Në një postim në "Instastory", Emina shkruan se do t’u mësojë fansave recetën se si gatuhen "mish e lakra".

Çunmulaj ka treguar nëpërmjet videove të gjithë procesin e gatimit dhe në fund rezultatin përfundimtar.

[gallery ids="866256,866257,866258,866259,866260,866261,866262,866263,866264,866265,866266,866267,866268,866269,866270,866271,866272,866273,866250"]