Vetëm pak ditë më parë, Emina Çunmulaj u bë nënë për herë të tretë. Ajo solli në jetë një djalë me të cilin menjëherë postoi foton e parë në rrjetet sociale. Modelja e njohur postoi një pozë ku shfaqej duke ushqyer me qumësht gjiri.

Ndërsa ditën e sotme, Emina ka zbuluar se gjatë ditëve të fundit të shtatzënisë nuk ka qenë shumë e përqendruar dhe ka harruar të blejë gjërat bazike që i duhen një nenë pasi sjell në jetë një fëmijë, të tilla si pelena apo çorape.

Ajo publikoi disa video në Instastory, me anë të së cilave tregoi se ka shkuar në një qendër tregtare për të blerë të gjitha gjërat që i mungonin për të birin.

Përveç kësaj, Çunmulaj zbuloi se ende vuan nga kriza dhe dhimbje të tmerrshme të barkut pas lindjes, të cilat i krahason me të njëjtat dhimbje kur fëmija do të lindë.

“Duhet të flasim më shumë për dhimbjet/ krizat pas lindjes së një fëmije. Si e harrova se si janë!!! Sepse më duket sikur po përjetoj sërish të gjitha dhimbjet e lindjes. Jeta e një nëne”, shkroi modelja në një postim në Instastory.