Për vitin 2013 revista “Esquire” nuk i ka kursyer kopertinat “e nxehta”, duke nisur nga Scarlett Johansson dhe sensualja Miranda Kerr. Mesa duket ka vendosur që edhe vitin 2014 ta nisë në të njëjtën mënyrë, duke i lënë kopertinën aktores 27—vjeçare Emmy Rossum.
Bukuroshja e serialit televiziv “Shameless” shfaqet tepër provokuese teksa pozon topless, me minishorts dhe të brendshme.
“Është e pabesueshme se si gjërat mund të shikohen shumë thjesht me një prespektivë të ndryshme. Fundjavën e kaluar teksa dilja nga shtëpia kam parë një njeri të shtrirë përtokë, mbuluar nga gjaku. Ishte një djalosh që e kishte shtypur një makinë. Telefonova ambulancën dhe qëndrova me të. Vetëm në atë moment e kuptoja se sa me fat jemi që jemi gjallë. Të gjitha budallaqet e Hollywood, paratë, fama në të vërtetë nuk kanë rëndësi. Thjesht të japin një shtëpi më të bukur, ushqim më të mirë dhe flokë më të shkëlqyer”,-ka thënë ajo për revistën “Esquire”.
15 dhjetor 2013 (gazeta-Shqip.com)