Në spektaklin e sotëm në shtëpinë e Big Brother, Mateo u surprizua nga mamaja e tij.

Gjatë takimit mamaja e banorit foli edhe për raportin e Mateos me Brikenën dhe shprehu se të dy duken shumë bukur bashkë.

“Duken shumë bukur bashkë, është e para që na ka prezantuar botërisht”, u shpreh mamaja e Mateos.

Gjatë surprizës edhe Brikena u takua me mamanë e Mateos dhe kjo e fundit i shpreh së është shumë e kënaqur kur i sheh bashkë dhe se të dy duhet të bëjnë atë që iu thotë zemra.

“Na keni kënaqur kur ju shohim bashkë, jeni të rritur çdo gjë që bëni e bëni për veten, veproni me zemër marrëdhënies tuaj ja vendosni vetë ju emrin kështu që mos u shqetësoni për asgjë”, tha mamaja e banorit.