Mëngjesin e kësaj të mërkure është kryer një tjetër operacion si pjesë e hetimit për “drogën” që synonte personazhe të famshëm në Turqi. 14 persona të njohur në ekranin turk, përfshirë reperin Norm Ender, shefin e kuzhinës Somer Sivriglu, këngëtarin Mert Demir dhe aktorët, Busra Pekin dhe Burak Deniz, u arrestuan.

Mediat vendase shkruajnë se operacionet kundër drogës që synojnë personazhet e famshëm vazhdojnë ende. Ndërkohë më poshtë janë emrat e 14 personave të tjerë që u arrestuan mëngjesin e sotëm.

Emrat e të ndaluarve në operacionin “drogë” të organizuar nga Zyra e Prokurorit Publik të Anadollit janë si më poshtë:

1- Hafsanur Sancaktutan

2- Emir Can Iğrek

3- Somer Sivrioglu

4- Serra Pirinç

5- Ogun Alibaş

6- Utku Unsal

7- Sinem Ozenç Unsal

8- Elif Buşra Pekin

9- Ahsen Eroglu

10- Burak Deniz

11- Mert Demir

12- Emre (FEL) Ozturk

13- Ender Eroglu

14- Enes Guler.