Në një rrëfim shumë ndryshe nga sa më parë ka bërë, balerini i njohur Gerd Vaso ka folur për marrëdhënien dhe më pas ndarjen nga bashkëshortja e tij, Enada Hoxha.

Në një rrëfim ekskluziv në “Grida Duma Podcast”, ai tregoi se në lidhjen e tyre, vendimet i merrte gjithnjë Enada.

Pjesë nga intervista:

Grida Duma: Po njeriu ka nevojë për ato, unë domethënë herë pas here them kush francezët për shembull kanë këtë “Na thoni ndonjë thashethem që të shijon shumë”, por kjo nuk do të thotë që ti merresh me thashetheme, kjo do të thotë që ti do të çlirosh disa gjëra në mënyrë të thjeshtë. Mirëpo kur ti e thua, na thuaj ndonjë thashethem ti e kupton që nuk ke zilinë e tjetrit apo kënaqësinë për jetën e tij, ti ke kënaqësinë për veten tënde për të ditur një referencë të lezetshme. E ti the me Roanin nuk jeni të prerë. Kush nga ju të dy është më i prerë me njëri-tjetrin, ti me Enadën apo Enada me ty? Prerë domethënë, unë jam këtu.

Gerd Vaso: Enada ka qenë më strikte gjithmonë, më e prerë në vendime në gjëra situata

Grida Duma: Po nuk duket

Gerd Vaso: Gjithçka

Grida Duma: Nuk duket kështu nga jashtë, duket sikur vendimet i ke marrë ti. Kush je nga këta të dy?

Gerd Vaso: Jo, unë s’kam marrë asnjëherë vendime.

Grida Duma: Nuk i ke marrë ë?

Gerd Vaso:  Nuk i kam marrë asnjëherë vendimet, unë bija dakord me vendimet që merrte Enada

Grida Duma: Bije dakord ose i pranoje?

Gerd Vaso: Bija dakord ose pranoja vendimet që merrte Enada. Kishte dhe momente të caktuara që ndoshta nuk mund të isha dakord edhe në aspektin e punës flasim shumë, po gjithmonë ruaja, doja atë qetësinë. Doja atë qetësi, nuk doja, nuk doja të krijoja situatat.