Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, ka ngritur dyshime për një lidhje të re dashurie, pas një postimi të fundit në rrjetet sociale, i cili ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj.

Enca ka publikuar një fotografi në “Instastory” ku shfaqet në makinë në shoqërinë e një mashkulli, i cili ka vënë dorën e tij mbi këmbën e këngëtares.

Mirëpo ajo çfarë bëri më shumë kuriozë ndjekësit është identiteti i tij, të cilin Enca nuk e ka zbuluar. Megjithatë postimi i këngëtares është shoqëruar me emoji në formë zemrash, duke shtuar spekulimet për një lidhje të re në jetën e saj personale.

Kujtojmë se Enca ka konfirmuar se fundmi gjithashtu ndarjen e saj nga i dashuri afrikan, disa muaj pas thashethemesh se romanca e tyre kishte mbaruar.

Ka qenë një fans i saj i cili e ka pyetur Encën në “Ask me questions” nëse është single apo jo, pyetje të cilës këngëtarja nuk ka hezituar t’i përgjigjet teksa shprehet: “Beqarja më hot e momentit”.