Këngëtarja e njohur, Enca, ka bërë së fundmi një postim në “Instastory” që menjëherë është bërë kryefjalë e mediave rozë. Ajo ka ndarë me 2.4 milionë ndjekësit një fotografi ku dikush po e puth.

E sigurt që të gjithë po mendojnë se ai është partneri i saj. Teksa i shikohet vetëm pak fytyra, Enca nuk ka zbuluar asnjë detaj në lidhje me personin në fjalë.

Ajo është treguar mjaft e rezervuar sa i përket jetës personale, duke mos bërë publike deri më tani asnjë romancë.

Ndërsa në një postim tjetër, këngëtarja ka publikuar një foto të kokoshkave dhe tregon se po lexon mesazhet që i kanë dërguar në inbox. E sigurt se janë të shumta mesazhet dhe se të gjithë mendojnë se ai mund të jetë i dashuri i saj.